TIRANE- Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuar tek emisioni “Zonë e Lirë” i Arian Çanit. Si gjithmonë nuk kanë munguar deklaratat shokuese nga këngëtarja. Ajo ka sqaruar njëherë e mirë, se femrat i pëlqen si qenie të brishta, por nuk ka prirje për lesbike. “Kam puthur rreth 40 femra. Madje, njëherë në një koncert timin iu afrova një fanseje dhe e pyeta nëse i kishte mbushur 18 vjeçët. Më tha ‘po’ dhe më lejoi ta puthja.

Të gjitha të tjerat më kanë pranuar që t’i puth. Femrat janë gjëja më e bukur në botë”, deklaroi ajo, pas pyetjeve provokative të moderatorit Çani. Nga ana tjetër, Enca rrëfeu se ka marrë ftesë nga revista prestigjioze “Playboy”. “Më kanë bërë një ftesë, por unë e kam refuzuar. Do ta bëj në një të ardhme për një kauzë më të denjë”. E natyrisht, duke qenë një e ftuar si Enca, interesi i fansave të shumtë që ka, por edhe i vetë Arian Çanit, nuk ka munguar, edhe me pyetjet më pikante lidhur me jetën e këngëtares.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: