TIRANE – Duket se Encës i ka hipur në qejf vetja. Për shumë kohë artistja ka qenë pjesë e grupit OTR, por pas zënkës me Noizyn marrëdhënia e tyre është në krizë.

Enca tanimë pasi është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar të muzikës duket se nuk ia ka nevojën askujt. Në profilin e saj në “Instagram” ajo postoi një foto ku shkruante:

“Kam frikë se ata që më kanë inat do të bëjnë vetëvrasje pasi të marrin vesh lëvizjet e mia të ardhshme. Do lutem për ju!”, që duket se i dedikohet pikërisht grupit OTR shkruan GSH.al. Presim surpriza nga Enca.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: