Në një postim në Instagram, Enca ka reaguar duke thënë se artistët shqiptarë duke thënë se reagimi ndaj racizmit në Amerikë është mode.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek NE. Pse nuk e përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë? Pse nuk ngriheni një herë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë?! Jooo, jeni shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më ‘trendy”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një tjetër Instagram Story, këngëtarja shton se “sigurisht që i bën përshtypje nisma kundër racizmit”.

Por do të ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrija zërin për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim”.

Referuar komenteteve, një pjesë bie dakord me çfarë u tha më sipër, ndërkohë që të tjerë theksojnë se “një problematikë nuk përjashton tjetrën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: