Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të këngëve që publikon dhe jetesës që aplikon.

E kemi fjalën për këngëtaren e njohur Enca Haxhia. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi provokuese nga Dubai, ku po qëndron prej disa kohësh. Ajo ka pozuar e veshur me bikini, ku në pah nxjerr format bombastike

“Unë shijoj jetën, ju kënaqeni duke më parë mua. WIN WIN Situation”, ka shkruar ajo krahas fotografive.

Enca duket se është dashuruar me Dubain, pasi udhëtimet atje kanë qenë të shpeshta. Madje së fundmi ajo ka treguar se është bërë rezidente atje.

“Më është bërë si një shtëpi e dytë. Dua të ndaj lajmin se tashmë jam rezidente e Dubait. Kështu që së shpejti do të zbuloj dhe më shumë se çfarë më lidh më shumë me këtë vend.”, tha Enca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: