TIRANE – Enca vendos të ndryshojë flokët për herë të parë. Edhe pse disa herë falë parukeve kemi arritur ta shohim me ngjyra të ndryshme flokësh, që nga bjonde e deri tek ngjyrat e ndezura, rozë apo blu, dje këngëtarja vendosi t’i lyente flokët për herë të parë.

3

“Hiqe virgjërinë e flokëve të mi”, shkruan Enca në një foto të postuar në Instagram, ndërsa në një tjetër tregonte se edhe i ka prerë pak flokët. Pak më vonë postoi edhe foto gjatë lyerjes ku shkruante se ishte e emocionuar për rezultatin, por pa na e treguar se si i kishte lyer.

ENCA1

Ajo nuk ka postuar asnjë foto, por fansat e saj të cilët mezi kanë pritur ta shohin look-un e ri të këngëtares kanë arritur të gjejnë një foto e cila po bën xhiro në internet. Ndonëse foto është bardhë e zi arrihet të shihet se Enca i ka bërë flokët me fije bjonde.

ENCA

4

 

-640-0-5ad710b7a3867

Rezultati përfundimtar

-640-0-5ad710ae2c3b5
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: