Këngëtarja e njohur Enca mbrëmjen e djeshme ka publikuar disa fotot në profilin e saj në Instagram, të cilat ishin shkëputur nga prapaskenat e koncertit madhështor që u mbajt dy ditë më parë në sheshin ‘Skënderbej’, ku i pranishëm ishte edhe reperi me famë ndërkombëtare Daddy Yankee.

Në fotot e postuara prej saj, ata shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit dhe madje në disa prej tyre dhe ishin përqafuar. Në përshkrim të fotos këngëtarja kishte shkruar: “Ishte kënaqësi të të kisha në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë me ty. Energjia jote ishte e mrekullueshme. Zoti të bekoftë”.

Ky postim nuk kaloi pa u vënë re dhe nga vetë Daddy Yankee, i cili i ka lënë një koment këngëtares, ku shfaqet flamuri i Puerto Ricos, flamuri shqiptar dhe një trëndafil për Encën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: