PRISHTINE- Para disa kohësh ato shkaktuan zhurmë te fansat e tyre teksa u panë të putheshin në buzë me njëra-tjetrën dhe fotoja bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Viti 2014 ishte dhe viti i triumfit për dy këngëtaret Enca dhe Era Istrefi të cilat u bënë të famshme për publikun e gjerë.
Me disa hite dhe miliona klikime në videokëngët e tyre ato siç duket kanë vendosur të ndajnë triumfin së bashku.
Bukuroshet janë parë shumë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës teksa kanë bërë edhe udhëtime ose koncerte të përbashkëta.

Së fundmi Era ka postuar në Instagram disa foto ku të dyja duken mjaft të dashura me njëra-tjetrën.
Në njërën foto tregohet se ato po mbajnë një varëse me mbishkrimin “Shoqe të ngushta”, ndërsa në një foto tjetër Era ka treguar një unazë ku shkruan “Ajo me propozoi për martesë” ku ka bërë etiketim Encën.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: