Para pak ditësh, Enca humbi babain e saj, por jeta vazhdon dhe këngëtarja si duket dhimbjen po e transformon në punë, pasi ajo ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor.

Fansat e kanë kritikuar artisten për paralajmërimin e projektit të ri, por Enca dha përgjigje duke thënë se nuk do ta shohin kurrë të mërzitur.

E muzika është shëruesi më i mirë i kohërave jo të mira, e prandaj Enca brenda pak ditësh do të publikojë një videoklip të ri.

Fjala është për projektin “Ku mete”, e një copëz nga kjo këngë e ka publikuar në Instagram.

“NEW HIT 2020 ❤️ “KU METE” … Kush po e preeeeet? ?”, ka shkruar Enca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: