Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ditë më parë ndodhej me pushime në Zanzibar të Afrikës. Pas kontinentit afrikan, destinacioni i radhës ka qenë një vend i dashur për të, Dubai, ku ka shijuar disa ditë të mira pushimi.

Enca e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ka ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Boë Doqn” publikoi një imazh të sajin me bikini, ku shihej duke theksuar linjat e saj të trupit.

Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me bikini ngjyrë rozë me kornizë neoni, të cilat dukeshin më të vola se masa e saj.
Enca përndryshe është e njohur për publikimin e imazheve dhe videove provokuese, teksa paraqitje të tilla nuk i ka kursyer as në shumë prej klipeve të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: