Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet. Trupi i pajetë është vërejtur nga kalimtarët e rastit rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për një endacak, i cili është ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb