Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në një pjesë përgjatë gadishullit të Karaburunit, ndërsa nëse përparojnë më tej flakët, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti deklaroi se fatmirësisht flakët nuk janë shumë të mëdha, por ato favorizohen të përhapen nga era. Mes të tjerash ai bëri me dije se aktualisht në fshatrat e Vlorës nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit.

Ditën e djeshme policia shoqëroi 25 persona në lidhje me zjarrëvëniet, që dyshohet se kanë qenë të qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb