Vatrat e zjarreve vijojnë të jenë aktive që prej orëve të mesditës në Ishullin e Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se 61 efektivë ndodhen në terren për të neutralizuar flakët. Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar ndërhyrjen e trupave, thuhet në njoftim, ndërkohë rrezik janë dhe municionet e pa shpërthyera.

Njoftimi i MM:

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb