Vedat Muriqi dëshiron rikthimin në Turqi pas periudhës jo të mirë në Itali. Bomberi kosovar nuk ka shijuar ende golin me Lazio-n, dhe duket se i mungojnë ditët e lavdishme në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se po tentohet rikthimi i Muriqit tek Fenerbahçe në formë huazimi. Muriqi u transferua për 17.5 milionë euro tek Lazio në shtator pas negociatave të vështira, me në krye Igli Taren.

Më shumë se tre muaj nga ajo ditë, Lazio nuk ka shijuar ende vlerat e Muriqit në fushë i cili është ‘perënduar’ nga golat e Ciro Immobile.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb