Ndonëse kemi hyrë në 15 ditëshin e dytë të gushtit, ka ende emigrantë shqiptarë të vijnë në atdhe për pushime.

Në 24 orët e fundit në Piken kufitare të Kakavijës kanë hyrë 4468 shtetas dhe kanë dalë 5700 shtetas, 1417 mjete në hyrje të territorit shqiptar dhe 1841 mjete në dalje. Ndërkohë, përgjatë ditës së sotme kanë hyrë 2072 shtetas dhe kanë dalë 762.

Ndërkohë, nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 4025 shtetas dhe 1464 mjete dhe kanë dalë 5035 shtetas dhe 1847 mjete. Po ashtu nga Qafë-Thana, kanë hyrë 4937 shtetas dhe 1780 mjete dhe kanë dalë 4292 shtetas dhe 1538 mjete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb