Prokurori shtetëror lituanez denoncoi shtatë ushtarë për vjedhje të pronës ushtarake, thuhet në një deklaratë.

Ushtarët dhe dy civilët dyshohet se kanë vjedhur më shumë se 14 000 pako ushqimesh nga një zonë stërvitjeje amerikane në Lituani.

”Çështja penale iu dorëzua një gjykate në Vilnius”, theksoi zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Të dyshuarit dyshohet se kanë hequr racionet ushqimore që ishin ruajtur në një hangar në bazë duke përdorur automjete të urgjencës dhe më pas i shitën.

Dëmi material ishte afërsisht 121 000 euro (143 000 dollarë), sipas njoftimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: