Dilema e Kylian Mbappe po mban ende në ankth PSG. Sulmuesi 22-vjeçar mund të mos luajë dot sot ndaj Manchester City në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League.

Ai ka një dëmtim, por shpresat janë se ai mund të luajë sot në ‘’Etihad Stadium’’ në misionin e PSG për të përmbysur rezultatin ndaj Manchester City.

Gjithsesi ai vijon të stërvitet, por në fund mjekët do të vendosin nëse ai duhet të luajë apo jo. Edhe trajneri Pochettino ka kërkuar që Mbappe të jetë me patjetër në fushë.

PSG kërkon sot të fitojë në Angli përballë Manchester City dhe të kualifikohet për të dytin vit radhazi në finalen e Champions League si dhe të shkruajë historinë duke e fituar atë për herë të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb