Kanë kaluar 12 ditë nga tragjedia e Tetovës, por autoritetet nuk kanë ende një përgjigje për shkakun e djegies së spitalit Covid.

Prokuroria e Tetovës ka deklaruar se rasti është ende në hetim teksa të gjithë janë në pritje të raportit përfundimtar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë dorëheqje pa dalë shkaku i zjarrit në spital.

Sipas tij, edhe nëse do të ndodhin disa dorëheqje nuk ka për të pasur 14 viktimat nuk kanë për t’u ngjallur.

‘’I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër? Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet’’ – deklaroi Zoran Zaev.

Deri më tani dorëheqjen e kanë dhënë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe me zv/ministrin Ilir Asani, drejtori i spitalit Florin Besimi dhe drejtori ekonomik Artan Etemi. Ndërkohë asnjë përgjegjës për zjarrin që mori 14 pacientët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb