Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares dhe shkrimtares së njohur, Zenepe Luka.

Kryebashkiaku shkruan se nuk mund ta besojë që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë. Sipas tij, Covid-i nuk e kurse as atë, në shumë pak ditë.

“Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar. Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë pak ditë! Me Zenepen kishim bashkëpuniar kaq e kaq herë, dhe sa projekte të tjera kishim ende për të bërë, por virusi është më i fortë se planet e dëshirat tona! Nuk do të harrohesh Zenepe, as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura në qytet! Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë!”, shkruan Leli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb