Drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germaint janë duke vazhduar negociatat me Neymarin për vazhdimin e kontratës.

Ylli brazilian tani e disa kohë është në bisedime me klubin aktual por ende nuk ka gjetur marrëveshjen.

Vazhdimin e bisedimeve e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit Leonardo.

Ky i fundit ka këmbëngulur se nuk janë duke nxituar për të vazhduar kontratën me yllin brazilian.

Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Edhe vetë lojtari ka bërë të ditur dëshirën për të mbetur në Paris.

Këtë sezon 29-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar 14 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: