Teksa vendi po përballet me shifra të larta të rasteve me COVID, gazetari Erjon Skëndaj ka sjellë një përmbledhje të situatës se çfarë po ndodh në spitalet ku trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Nga jashtë Infektivit, Skëndaj tha në një lidhje live për ‘News24’ se deri më tani në Infektiv janë paraqitur 4 autoambulanca me urgjenca, ndërkohë që ka pasur 2 apo 3 raste që kanë lënë spitalin.

Ai pohoi se situata paraqitej e qetë dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili sipas grafikut po përballet dhe me urgjencat e rasteve nga Tirana, ndërkohë që në Infektiv trajtohen rastet nga Jugu i Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb