Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla deklaroi se qeveria shqiptarë ka përdorur instrumentin e akteve normative, të cilat hynë në fuqi menjëherë, kanë fuqinë e ligjit, por vlera e tyre, nëse nuk miratohen nga Kuvendi, është 45 ditë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, të Nisida Tufës, Balla në një lidhje përmes Skype tha se këto akte kanë një vlerë. Ai tha se shumë shpejt do të vendoset edhe se kur do të mblidhet n♪7 një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi, për të miratuar këto akte.

“Komisionet parlamentare nuk kanë përfunduar aktet normative. Kuvendi i Shqipërisë, pa kaluar në komisione, s’mund të mblidhen në seancë plenare. Komisionet janë mbledhur gjatë kësaj jave 1-2 herë. Do vijojë në mënyrë intensive dhe javën tjetër. Në javën pasardhëse do të kemi datën për të mbledhur Kuvendin e Shqipërisë në një seancë plenare në kushte të jashtëzakonshme. Do të gjejmë kohën për të njoftuar në mënyrën se si do të mblidhet. Në një sallë ku garantohet distancimi, për të mos ta kthyer seancën në një mundësi që armiku të godas edhe anëtarët e Kuvendit. Kam dëgjuar dhe ata që kanë qenë për një kohë të shkurtër dhe nuk kanë pasur mundësi të që të kuptojnë se si funksionin kuvendi. Qeveria shqiptarë ka përdorur instrumentin e akteve normative, të cilat hynë në fuqi menjëherë, kanë fuqinë e ligjit, pro vlera e tyre, nëse nuk miratohen nga Kuvendi, është 45 ditë. Është e domosdoshme nga Kuvendi që t’i shqyrtojë dhe t’i miratojë aktet normative. Kujtoj këtu që janë 10 akte normative të marra nga qeveria, të cilat kanë fuqinë e ligjit, por që do duhej domosdoshmërish që të miratohen nga Kuvendi. Pa dyshim që kuvendi po i shqyrton dhe do t’i miratojë, sepse qoftë akti për Buxhetin dhe për masat shtrënguese, apo për ndihmën ndaj bizneset, dhe aktet e tjera, kanë një vlerë. Jemi në ditët e para dhe shohim se po japin efekte të rëndësishme duke bërë që masat shtrënguese janë kanë garantuar që mos të kemi atë rritje, edhe pse jemi në fazë kritike. Dhe aktet e tjera, si buxheti, kemi garantuar që prej datës 21 prill, të vëmë në dispozicion dhe 21 mln dollarë për pensionistët. Edhe pse gjatë muajit mars, nuk kemi arritur të mbledhim atë nivel taksash të parashikuar, për shkak të mbylljes të bizneseve. Bizneset nuk do të paguajnë për momentin, por do të paguajnë në muajt në vijim për atë që kanë detyrim.”, tha socialisti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: