Romelu Lukaku shpreson se do mund të japë një kontribut të madh për Interin në finalen e UEFA Champions League të shtunën ndaj Manchester Cityt. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi belg nuk lë pa përmendur të kaluarën e tij, ku shprehet se të luajturit në këtë nivel ka qenë gjithmonë ëndërr e tij.

“Mbaj mend shumë mirë kohët kur nuk kisha mundësi të shikoja një finale të Champions League as në TV. I kam marrë në Youtube, në kompjuterët e mi të shkollës. Të jem në këtë pozicion sot është fantastike, të mund të luaj në të është ëndrra ime” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: