Kombëtarja kuqezi do të udhëtojë të dielën drejt Varshavës teksa do të përballet me Poloninë në datën 27 mars për ndeshjen e parë kualifikuese në “Euro 2024”. Anis Mehmeti erdhi për herë të parë me Kombëtaren dhe në prag të kësaj sfide ai ka dalë në një konferencë për mediat.

“Jam i lumtur që më kanë thërritur në Kombëtaren kuqezi. Unë jam gati, luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë, jam i gatshëm për gjithçka. Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar, janë gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionate shumë të forta.

Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu. Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi, trajneri Silvinjo më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli.

Unë jam gati për të luajtur. Ne përqëndrohemi se çfarë do të bëjmë në në fushë dhe jo te kundërshtari, do bëjmë lojën tonë. Championship është nivel i fortë”, – deklaroi Mehmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb