Moises Caicedo është një nga mesfushorët më premtues në Premier League. Lojtari i Brighton ka mjaft cilësi dhe ka rënë në lupën e shumë klubeve të mëdha. Gjithsesi, si duket, ëndrra e futbollistit nga Ekuadori është Real Madrid.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin. Ata janë ekipi më i mirë në botë. Tani po i bëj gjërat shumë mirë dhe pse të mos luaj atje një ditë dhe të fitoj Champions League me Real Madridin” – Tha ai.

Kontrata e Caicedo me skuadrën e Premier League zgjat deri në qershor të vitit 2027 dhe me siguri transferimi përpara kësaj date te ndonjë kub tjetër mund të bëhet për një shifër të kripur. Me Real Madridin në kërkim të disa emrave të ri në mesfushë, mbetet për t’u parë nëse deklarata e tij e fundit fut në mendime Los Blancos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb