Dy adoleshente të raportuara të zhdukura në Pakistan javën e kaluar janë gjetur 750 milje larg shtëpisë, pasi u përpoqën të udhëtonin në Korenë e Jugut për të takuar grupin e K-pop BTS.

Dy vajzat, 13 dhe 14 vjeç, u zhdukën të shtunën nga Korangi në qytetin e Karaçit.

Gjatë një kontrolli në shtëpitë e tyre, policia gjeti një ditar që zbulonte planet e tyre për të udhëtuar në Korenë e Jugut për të takuar bandën BTS.

“Nga ditari ne pamë përmendje të orareve të trenave dhe se ata kishin planifikuar të iknin me një mik tjetër të tyre … të cilin më pas e intervistuam. Ne filluam t’i gjurmonim dhe zbuluam se ato ishin në paraburgim nga policia në qytetin e Lahore ku kishin udhëtuar me tren”, ka deklaruar shefi i policisë së Karaçit në Pakistan.

Ai u bëri apel për prindërit, duke thënë “ju lutemi të monitorojnë kohën e ekranit të fëmijëve të tyre”, në mënyrë që ata të jenë më të vetëdijshëm për atë që po shohin në internet.

Me  ndihmën e BTS, K-pop ka tërhequr shumë vëmendje nga mbarë bota, duke përshirë dhe Pakistanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb