Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, janë padyshim dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.
Ata dinë gjithmonë të vijnë pranë artdashësve me këngë të bukura dhe me mesazhe të forta për shoqërinë.

Vetëm pak ditë më parë dyshja aq e dashur ka publikuar një këngë të ndjerë, të titulluar “Babai im”.

Kjo këngë me poezi të Skënder Rusit, i kushtohet kampionit të mundjes Artur Kreka, që sot nuk jeton më dhe është një dedikim nga fëmijët e tij pas vdekjes.

Gjithashtu kjo këngë siç tha Endri, i kushtohet gjithë baballarëve të cilët kanë ndërruar jetë. Endri dhe Stefi zgjodhën ta promovojnë atë në “Dola te Ola”, duke e bërë fillimin e programit të kësaj jave edhe më të bukur.

Humbja e babait është një nga gjërat më të dhimbshme në jetë, dhe vëllezërit korçarë kanë ditur ta shprehin shumë mirë në këtë këngë me anë të vargjeve prekëse, ku pavarësisht se ditët dhe muajt ikin babai ngelet “kampion” në jetën e gjithësecilit.

Kujtojmë që vëllezërit korçarë janë pjesë e pandashme e programit “Dola te Ola” në News24, duke dhuruar çdo javë muzikë të mirë dhe pyetje mjaft interesante për të ftuarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb