Pas deklaratave të ish-zëdhënësit të Pentagonit për Edi Ramn ka ardhur një reagim nga Kryeministria. Një prej njerëzve më të afërt të tij, Drejtor i Komunikimit pranë kryeministrit Rama, Endri Fuga e ka quajtur reagim qesharak trumpisti, deklaratën e Gordon. Për Fugën Rama me korrupsionin ka po aq lidhje sa ka Trumpi me të vërtetën kur flet për myslimanët.

“Ç’reagim qesharak i trumpistit! Edi Rama me korrupsionin ka po aq lidhje sa ka Trumpi me të vërtetën kur flet për myslimanët”, shkruan Fuga.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon në një interviste televizive në FOX Neës, u shpreh se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një parlament të korruptuar dhe se është i lidhur me korrupsionin. Gjithashtu ai tha se Rama ndikohet nga Soros për të kundërshtuar Trump.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: