Endri Hasa, në një reagim të tijin në rrjete sociale, ka thënë se as dhuna e gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do e shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me SHBA.

Ai thotë se demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar PD, e për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij.

“As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes”, shkruan Hasa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: