Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka uruar nga afër Arba Kokalarin për zgjedhjen e saj si deputete në Parlamentin Europian. Ai ndoqi nga afër rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokakalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna.

Bashkë me Endri Hasën dhe Sekretari i Organizativ i FRPD-së, Lulzim Omuri, ishin në Suedi për të ndjekur zgjedhjet europiane si përfaqësues të PD-së, e ftuar nga partia simotër, anëtare e Partisë Popullore Europiane.

Në një postim në “Facebook”, Endri Hasa, tregon emocionet për zgjedhjen e Arba Kokalarit si deputete në PE. Ajo ishte e katërta në listën e partisë së saj, e cila fitoi 4 vende në Parlamentin Europian, nga 3 që priste të merrte.

Endri Hasa shpreh krenarinë që, për herë të parë, një vajzë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit, do të zërë vendin e saj në Parlamentin e Europian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb