TIRANË

Deputeti i PD Endri Hasa ka publikuar një foto të selisë së PD me tanke, helikopter e armatim teksa ironizon me skenarët për blindimin e PD. Hasa shkruan se Berisha e do PD-në bunker anti-SHBA, teksa sipas tij, janë shenja dëshpërimi të thellë, pas fakteve të zbuluara se si është manipuluat pseudoreferendumi i degës 8.

“Partia Demokratike në mendjen e Sali Berishës është bunkeri kundër SHBA. Prandaj janë sulur të dëshpëruar duke shpërndarë gjithfarë pamjesh interneti, te cilat i përgënjeshtruan po vete pa dashje live. Tashmë adezivi u duk blind, banerat dyer të blinduara për të mos folur për stilolapsat pistoleta, snajpera, komando e marinsa.

Shenja dëshpërimi të thellë, pas fakteve të zbuluara sot se si është manipuluat pseudoreferendumi i degës 8 dhe që fakton se as 10% e demokratëve nuk e mbështesin me hallin e Sali Berishës”, shkruan Endri Hasa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb