TIRANË

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shprehet se në 8 vite Partia Demokratike ka dënuar influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit.

Ndërsa ka publikuar videon ku janë delegatët për mbledhjen e firmave për Kuvendin e datës 11 dhjetor, Hasa shprehet se persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën.

Sipas tij Përparim Kolaveri është përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor.

Ndërkohë thekson se kjo përçarje PD-së është interesi më i mirë i regjimit të kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij ‘non grata’.

Statusi:

Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit. Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën.

Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor. Është e qartë që përçarja e PD-së ështe interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij non grata.

Demokratët do të vazhdojnë betejën e tyre kundër regjimit të Ramës dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: