Në programin e drekës në News24 ishte i ftuar ish-Sekretari i Përgjithshshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i cili aktualisht është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai tha se fokusi i punës së tij do të jenë qytetarët ndërsa zbuloi se për këtë qëllim Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar katër dëgjesa me grupet e interesit.

Braimllari më tej shtoi se pozicionin e tij e shikon si përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe jo si një pozicion i pavarur. Ai theksoi se qytetarët meritojnë më shumë mbështetje nga Bashkia e Tiranës, duke shtuar se do të rriten kuotat e përfituesve të kredive të buta.

“Ka pasur grupe pune në këshillin bashkiak të cilët do jenë në shërbim të qytetarëve. Muajin e kaluar kemi zhvilluar 4 dëgjesa me këshill tek shërbimet ndaj qytetarëve. Unë kam një këshill edhe për kolegët e opozitës që të marrin pjesë dhe të jenë aktiv në këshillin bashkiak. Në muajin tetor kam dalë këshilltar i pavarur prej 3 mandatesh dhe nuk e shikoj si një pozicion i pavarur por një përgjegjësi shërbimi ndaj qytetarëve.

Bashkia është në punë dhe me aktet që ne kaluam  janë në shërbim tek qytetarët. Për kreditë e buta ka ndikuar edhe ligji aktual në fuqi dhe qytetarët nëse kanë pakënaqësi mund të ankimojnë. Vitet e ardhshme do rriten kuotat edhe për kreditë e buta”, tha ai.

Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit dhe rinumërimit të votave, Braimllari tha se nuk pritet që ky proces të sjellë ndryshim në rezultatin përfundimtar.

“Nuk duhet të vendosim fajin tek numëruesit. S’besoj se numërimi do sjell ndryshim”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb