Eventi më i madh i modës po mbahet aktualisht në Milano. Java e modës ka bërë bashkë emrat më të mëdhenj të botës në një event kaq special. Natyrisht që edhe Shqipëria ka çuar në këtë event përfaqësuesin, ndoshta më të denjë për një shfaqje të tillë.

Është fjala për Endrit Mërtirin, fotografin e mirënjohur që ka marrë një ftesë nga gjigandi i modës, Steffano Gabbana. Endriti, është i vetmi shqiptar që merr një ftesë kaq të rëndësishme në Javën e Modës në Milano.

I veshur me Dolce & Gabbana, djaloshi nuk mund ta fshehë prestigjin dhe përgjegjësinë që një event i tillë të jep.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: