Kryetari i Nismës Thurrje, Endrit Shabani, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i është drejtuar votuesve me një thirrje qytetare.

Shabani iu tha qytetarëve, se nëse votojnë Nismën Thurje, kjo parti nuk do të bashkohet as me Ramën dhe as me Bashën në qeveri, por deputetët e kësaj partie do përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

Ne nuk jemi makialevistë. Nëse na voton ne, nuk do bashkohemi as me Ramën dhe as me Bashën. Ne përfaqësojmë të mirën dhe nuk do të bashkohemi me asnjë. Vettingu i atyre që kanë pasur në pushtet të bëhet.

Basha nëse është gati të dorëzojë vilat, dakord, mirëpo nuk ka për të ndodhur. Ne kërkojmë demokratizimin e partive politike. Të gjitha partitë në Shqipëri nuk janë demokratike. Votues i dashur, nëse ti na voton ne, ne nuk do bëhemi pjesë e qeverisë”, u shpreh Shabani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb