Më shumë se çdo lojtarë tjetër i Romës, një finale në Tiranë do të thotë shumë për yllin kuqezi, Marash Kumbulla. Nuk kishte një skenar më përfekt për qendërmbrojtësin e Romës, një finale në shtëpinë e tij, në kryeqytetin shqiptar, ka një shije të veçantë.

Marash Kumbulla rikthehet në “Air Albania”, në stadiumin e tij, pa diskutim të gjithë shqiptarët do jenë me të, do jenë me Romën, për ti dhënë një dorë, në mënyrë që Kumbulla të shijojë një trofe. Nuk e ka fshehur gëzimin e tij për një finale të tillë në “Air Albania”:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Çdo fëmijë ëndërron të përjetojë momente të tilla…Ia arritëm së bashku me ju. Tani shkojmë në Tiranë”, shkruan Kumbulla në një postim në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb