Në futboll asgjë nuk është e pamundur, nuk është e ndalur të ëndërrosh dhe sot më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët besojnë dhe ëndërrojnë se ky grup, kjo Kombëtare, i ka të gjithë shanset të prek të paktën fazën “play off”. Polonia është një pengesë e madhe, në emra, në traditë, në gjithçka përfaqëson por Shqipëria beson, më të drejtë, pasi ky grup ka vërtetuar se mund të thyej shumë tabu, ashtu siç ishte edhe Hungaria.

245377402 4255902287842301 2152146491318470197 N
245377402 4255902287842301 2152146491318470197 N

Me 22 mijë tifozë në krahë, të besuarit e Edy Reja futen në fushë me një objektiv të qartë, të thyejnë për herë të parë në histori Poloninë, për të prekur më pas një objektiv të paimagjinueshëm pak kohë më parë. Askush nuk besonte se ky grup mund të arrinte në këtë pikë në momentin kur u hodh shorti, kuqezinjtë kanë kaluar çdo pritshmëri, por tashmë që ndodhen këtu askush dëshirojnë të ndalet, mjafton të mposhtin Poloninë për të hapur një kapitull të ri. Presioni është pozitiv, ky është një takim me historinë që Shqipëria do ta luaj deri në fund, cili do të jetë përfundimi i këtij takimi, Shqipëria e sheh të ardhmen me shpresë, ky grup mund të arrijë gjëra shumë të madha, këto kualifikuese janë vetëm hapi i parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: