Paul Pogba ishte dëshira më e madhe e Real Madrid në këtë merkato vere. Në fillim dukej se gjithçka po shkonte drejtë një martesë të bujshme, të dy palët deklaruan publikisht dëshirën e tyre për tu bashkuar por në fund rezultoi një flluskë e madhe pasi Man.United refuzoi në mënyrë kategorike çdo ofertë të bërë nga presidenti Perez.

Pogba Wants Big
Pogba Wants Big

“Djajtë e kuq” shohin tek “gjeli” francez liderin e ekipit aktual dhe një nga elementët më të rëndësishëm në të ardhmen. Sipas “L’Equipe”: Man.United është i gatshëm ti ofrojë Pogbas një rinovim të kontratës aktuale e cila i skadon më 2021. Britanikët kanë parashikuar një takim me agjentin e tij, Mino Raiola për të diskutuar mbi këtë opsion. Mbetet për tu parë se cili është vullneti i lojtarit i cili në këtë fillim sezoni nuk është po ndihet aspak komod në “pallatin e ëndrrave”.

Pogba
Pogba

Vendimi i fundit i trajnerit Solskjaer për të mos qenë ai goditësi i parë i penalltive ka bërë që Pogba të mos ndihet i vlerësuar. Real Madrid vazhdon të besoj, presidenti Perez nuk ka ndërmend të heq dorë nga Pogba dhe pritet që verën e ardhshme të trokas sërish në dyert e United me një ofertë zyrtare. Një opsion që nuk mund të përjashtohet në asnjë moment mbetet dhe Juventus, ekip që edhe këtë verë u fut shpesh mes Realit dhe Pogbas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb