Barcelona nuk ka hequr dorë nga dëshira për të sjellë në “Camp Nou” yllin Brazilian të Paris Sën Zhërmenit, Nejmarin, për të cilin duket se ka ndërmend të bëjë një tjetër ofensivë në merkaton e verës.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit në verë do të paraqesin një ofertë prej 180 milionë eurosh për Nejmarin, teksa PSG pat paguar 222 milionë euro më herët për ta blerë pikërisht nga katalanasit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: