Ëndrra e një nëne në Angli është kthyer në makthin e saj pas vdekjes së djalit 10 ditë pas lindjes.

Kira Aldcroft e humbi të birin pasi ai kishte trashëguar sëmundjen e herpesit nga ajo. 22-vjeçarja kishte patur një shtatëzani të shëndetshme deri sa Leo të lindte 10 ditë para se pritej.

Mamaja nga Prestwich, e cila punonte si bariste, tha se nuk kishte patur simptoma të herpesit gjenital. Gjithsesi vetëm tetë ditë pas lindjes së Leos, ëndrra e Kira-s u shndërrua në “makthin më të madh të një nëne”, pasi djali i saj u dërgua me urgjencë në spital si pasojë e rrjedhjes së gjakut nga goja.

Leo u përkeqësua shpejt dhe u fut në koma, ndërsa mjekët më pas zbuluan edhe arsyen. Faji ishte i virusit Herpes VSV2 (një lloj herpesi gjenital) i trashëguar gjatë lindjes.

“Nuk kisha dijeni se kisha virusin,”-deklaron fillimisht Kiara, e cila më pas shtoi: “Nuk më është ofruar testi gjatë shtatzënisë, pasi kjo sëmundje mund të ishte shmangur.”

Ka dy lloje të herpesit. Lloji i parë shkakton plagë të lehta, ndërsa lloji i dytë shkakton herpes gjenital dhe mund të kalojë tek të sapolindurit gjatë lindjes vaginale. Të dyja janë të rrezikshme për fëmijët pasi sistemet e tyre imunitare janë të dobta për t’i përballuar.

Vetëm disa orë pasi ishte shtruar në spital mjekët i thanë Kiarës se mëlçia dhe veshkat e Leos përkeqësoheshin vazhdimisht dhe se duhej një makinë dialize për ta mbajtur në jetë.

Pas kësaj, mjekët konstatuan se Leo kishte edhe mpiksje dhe ënjtje truri. Organet e tij të gjitha po dështonin. Si rrjedhojë Kiara mori vendimin më të vështirë të jetës, për të fikur makinerinë që e mbante në jetë, por jo pa e pagëzuar.

“Pagëzimi i Leos ishte një moment i mrekullueshëm për të kuptuar se mund ta bekoja atë para se të ikte. Doja ta pagëzoja atë në Krishtlindje, por sigurisht koha e tij erdhi shumë shpejt,”-shprehet 22-vjeçarja për “The Sun”.

“Sapo e mësova statusin e Leos e dija që ishte koha që unë, si nëna e tij, të thosha ‘mjaft’, ‘është e mjaftueshme’. Vdekja e tij ka qenë shumë e vështirë pasi u detyra të kthehesha në shtëpi me të gjitha gjërat që kishte. Tani nuk mund t’i shoh.”

Kiara tani bën thirrje që të gjithë çiftet të bëjnë analizat para se fëmijet të vijnë në jetë. “Shpresoj që historia ime të shërbejë për sensibilizim,”-mbyll Kiara.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb