Regjisori i njohur Altin Basha ishte i ftuar këtë javë në programin “Dola te Ola”, ku zbuloi detaje të pathëna me herët nga jeta e tij profesionale.
Regjisori tregoi se babai i tij ka punuar në Teatrin Kombëtar për 40 vite, ndaj Altini një pjesë të mirë të fëmijërisë së tij e ka kaluar aty. Ai rrëfeu se ëndrra e tij ka qenë të bëhej aktor, por persona që i ati i konsideronte miq dhe që e ndihmuan atë për t’u përgatitur për konkurs i sugjeruan regjisurën, pasi sipas tyre rruga e aktrimit për të nuk do të ishte shumë e gjatë.

Altini zbuloi se shfaqjen e tij të parë e ka realizuar në Korçë, një vepër e Shekspirit, kur sapo ishte kthyer nga studimet në Londra dhe në program nuk nguroi të falënderojë dy aktorët kryesorë që i dhanë peshë asaj shfaqjeje.
“Marko Bitraku dhe Guri Koço vulosën suksesin tim, janë dy kumbarë që besuan tek unë kur isha shumë i ri”, tha ai, teksa shtoi se më pas ata krijuan një shoqëri të vyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb