TIRANE

Në shtëpinë e Olta Gixharit ka filluar të ndihet prej ditësh atmosfera e festave. Ditën e sotme aktorja ka ndarë një foto me të voglin e saj, ku shihen të dy të veshur me të kuqe, ndërsa shkuan: Shpirti mamit, gjithmonë është Christmas me ty.

Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë. Disa ditë më parë, Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin. “Shpirti i mamit gjithmonë është Krishtlindje me ty”-shkruan këngëtarja”

Më pas ajo ka bërë nje falenderim për gjithcka ka arritur këtë vit.

“I dashur babagjysh!

Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur,endrra ime u realizua.

Mam,babi dhe Amar❤️❤️❤️

Faleminderit babagjysh!”, ka shkruar aktorja.

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb