“Triplieta” është ëndrra më e madhe për çdo skuadër, dikush e ka fituar, dikush është në kërkim, ndërsa për të tjetër vijon të mbetet ëndërr. Në Itali, Inter e ka shijuar një arritje të tillë, të fitojë brenda një sezoni, Champions League, kampionat dhe Kupë, ndërsa as këtë sezon askush nuk mund ta kërcënojë një sukses të tillë, pasi Juve i la duart me Kupën por dhe në Champions gjerat u ndërlikuan shumë pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Atleticos.

Atletico
Atletico

Në këtë pikë të sezonit janë një grup prej 5 skuadrash që vijojnë të jetë në kërkim të këtij suksesi. PSG dhe Man.City kanë një marsh më shumë pasi kanë arritur një rezultat shumë të mirë në ndeshjet e para në Champions ndërsa edhe në kampionatet respektive janë në kushte optimale.

Man.city
Man.city

Barcelona dhe Bayern janë dy ekipe që e kanë provuar më herët shijen e “tripletës”, por në këtë sezon duhet diçka më shumë, mbi të gjitha Bayern që duhet të fitojë ndeshjen e kthimit kundër Liverpool.

Liverpol
Liverpol

Një tjetër skuadër e cila ka mundësi të arrijë “tripletën”, por është shumë e limituar, mbi të gjitha në Champions, është Porto. Fillimisht duhet të përmbys humbjen e parë 2-1 kundër Romës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb