“Vaksina është sëpata që këput zinxhirin e infeksionit me COVID-19”.
Kështu u shpreh në Lezhë kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e asaj zone. Kryeministri theksoi se është e afërt dita ku të sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash, me qëllim vaksinimin masiv të popullatës. Ai tha se synohet që sezoni veror të jetë më i qetë se sa viti i kaluar dhe me më pak infektime.

“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplote është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe.

Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill,., maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”,
tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb