Gola dhe emocione në sfidat e para të play offit në Conference League. Skuadra spanjolle e Betis siguroi kualifikimin pas triumfit 0-3 në transfertë ndaj Gent. Golat për skuadrën nga Sevilla u shënuan nga Antony, Bakambu dhe Altimira, të treja në fraksionin e dytë.
Ndeshje spektakolare ishte edhe ajo e zhvilluar në Kopenhagen, aty ku gjermanët e Heindenheim triumfuan me përmbysje ndaj vendasve të Copenhagen. Danezët shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me Larsson, por përmbysja e shifrave do të vinte në fraksionin e dytë për Heidenheim falë golave të Keller dhe Siersleben.
Suprizuese mund të konsiderohet ndërkohë humbja në shtëpi e norvegjezëve të Moldes, të cilët ishin favoritë ndaj Shamrock Rovers. Megjithatë irlandezët shfrytëzuan dhe superioritetit numerik të shkaktuar nga dalja nga loja me karton të kuq të Lund për vendasit, duke shënuar golin e fitores me Noonan në pjesën e dytë.
Ndërkohë supriza e mbrëmjes ishte fitorja e modestëve islandezë të Vikingur ndaj Panathinaikos. Skuadra që eliminoi kampionen tonë Egnatian vijon të ëndërrojë teksa mposhti 2-1 ekipin grek të Panathinaikos. Sfida u luajt në Helsinki, pas stadiumet në Islandë nuk janë certifikuar nga Uefa për të pritur një ndeshje në këtë fazë të kompetiiconit. Kjo ishte edhe fitorja e parë në histori e një skuadre islandeze në një fazë të një kompeticioni evropian me eleminim direkt.