Eneda Tarifa, pak pas marrjes së çmimit të parë në Festivalin e RTSH, në një intervistë për kanalin zyrtar të “Eurovision”, në youtube, ndan me publikun emocionet e para pas marrjes së çmimet dhe projektin për pjesëmarrjen në Eurovision: “Ndihem si mbretëreshë. Përjetova një ëndërr, e cila u bë realitet”,- thotë ajo ndër të tjera, duke falënderuar me këtë rast të gjithë bashkëpunëtorët e këngës dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur. Sa i përket zgjedhjes së gjuhës për ta kënduar këngën, Eneda thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte në gjuhën angleze.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: