TIRANE- Pas largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”, Eneda Tarifa iu përkushtua tërësisht muzikës. Pavarësisht se emri i saj u lakua disa herë si pjesëmarrëse në formate të reja televizive, për Enedën deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa ishte sot e ftuar në “E diell”, përballë Adi Krastës, ku ndau me publikun projektet e saj muzikor por dhe planet e saj për tu rikthyer sërish në ekran.
Ndërsa Krasta e ngacmoi për një show të tipit “Eneda by Night”, këngëtarja tha: “Jam duke u menduar dhe duke përfituar nga kjo kohë për të bërë më të mirën e aseteve të mia në një gjë timen”.

Sakaq, pyetjes nëse e dashuron ekranin, këngëtarja iu përgjigj: “Unë dashuroj Top Channel. Kjo është pak, por e sigurt”, ndërsa nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për planet e saj për të ardhmen që lidhen me spektaklet dhe moderimin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: