TIRANE

Portokalli do të nisë sezonin e ri më datë 14 mars. Spektakli i humorit do të vijë me disa ndryshime dhe një prej këtyre ndryshimeve është edhe moderatorja.
Eneda Tarifa njoftoi pak javë më parë se rrugëtimi i saj në Portokalli përfundoi, pasi ishte koha t’i përkushtohej projekteve të saj.

Por kush do të jetë moderatorja e re e Portokallisë?

Mësohet se përkrah Salsano Rrapit, këtë sezon do të shohim Fjoralba Ponarin. Pas suksesit në “Më thuaj një dëshirë”, biondja e ëmbël e ekranit do të shfaqet edhe të dielave si prezantuese e Portokallisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Fjoralba në profilin e saj në Instagram, ku kanë vërshuar komente të shumta që e urojnë për pozicionin e saj të ri.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: