Ditë më parë në media qarkulloi lajmi për hapjen e audicionit të spektaklit të humorit “Portokalli”, ku u aludua se do të ketë moderatorë të rinj, lajm i cili u demantua nga vetë prezantuesit e spektaklit.

Por, mesa duket lajmi del të jetë i vërtetë, kështu të paktën bëjnë të ditur burimet e fshehta të “Anabel.al” brenda televizionit të Top Channel.

Fjala është për largimin e moderatores, Eneda Tarifa, e cila pas pesë vitesh prezantim, mesa duket nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të famshëm të humorit.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ende nuk ka dhënë ende ndonjë komunikatë për media, por mesa duket “Portokalli” këtë vit do të vazhdojë nën drejtimin e Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: