SUEDI-Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian, Eurovision 2016. Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka arritur të kualifikohet për në natën finale. Shqipëria u përfaqësua me këngëtaren Eneda Tarifa me këngën ‘Fairytale’, por fatkeqësisht nuk ka marrë votat e duhura për kualifikimin.

10 Shtetet që u kualifikuan për në finale:
Letoni, Gjeorgji, Bullgari, Australi, Ukrainë,Serbi, Poloni, Izrael,Lituani, Belgjikë

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Eneda Tarifa ka performuar sot para mijëra spektatorëve jo vetëm në Stokholm me këngën e saj “Fairy Tale” (Përrallë).

Këngëtarja shqiptare ishte e 17-­ta në radhë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurosong”. Ajo u shfaq me një fustan ngjyrë të artë dhe të gjatë në një skenë me sfond blu, që të jepte përshtypjen se ndodhej në një botë përrallash.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: