TIRANE

Këngëtarja Eneda Tarifa ka surprizuar mamanë e saj me një dhuratë speciale me rastin e 68-vjetorit të lindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale Eneda ka treguar se i ka blerë një unazë me 68 gurë, teksa krahas postimit i ka bërë dhe një dedikim të veçantë.

“Mam, 68 pranvera per ty, e jeten ma ben si 28… Plot me shoqe e me shoke e me babin qe nuk ta prish kurre… Dua te jem po kaq aktive sa ty kur te shkoj ne ate moshe (edhe pse nga gjasat ashtu duket ). Ne pergjithesi kalamajte te nxjerrin te gjitha te palarat por ti s’me ke asnje…

Vetem se ke nje te keqe, ke tre festa afer e afer e na duhet te bejme 3 qoka . Ti mblodha kesaj here, 68 gure per ty. Te patsha ne krah edhe keto 100 vite ! Me vone te shohim♥️ @veratarifa”, ka shkruar Eneda, teksa ka publikuar një foto përkrah së ëmës.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: